6.6 ballë, tërmeti i fortë shkund këtë shtet, raportohen informacionet e para

Bota

6.6 ballë, tërmeti i fortë shkund këtë shtet,

Një tërmet i fortë me magnitudë paraprake prej 6.6 ballë ka goditur mbrëmjen e të mërkurës në Detin Karaibe pranë kufirit Panama-Kolumbi.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Nuk ka të dhënat paraprake raportohet se nuk ka pasur të lënduar apo dëme në zonat e afërta, shkruajnë mediat e huaja. 

USGS tha se tërmeti ishte me qendër rreth 41 kilometra (25 milje) në verilindje të Puerto Obaldia, Panama. Epiqendra ishte në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një pasgoditje me magnitudë 4.9 pasoi rreth 10 minuta pas tërmetit fillestar.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Panamasë njoftoi se tërmeti u ndje në provincat Darien, Panama, Guna Yala dhe Panama Perëndimore.

Qendra Kombëtare e Operacioneve Emergjente të Panamasë përjashtoi edhe mundësine e një cunami. Banorët në qytetet kolumbiane të Medellin dhe Cali gjithashtu ndjenë dridhje.

ME TE LEXUARAT