37 ditë hetime për krimin makabër në Greqi, si prezantonte burri vrasës imazhin e “çiftit të lumtur” (VIDEO)

Bota

37 ditë hetime për krimin makabër në Greqi, si prezantonte

Pas 37 ditësh hetimesh, policia greke ka dalë në përfundimin se 20-vjeçarja Caroline u vra nga i shoqi në shtëpinë e tyre. Gjatë këtyre kohëve ai ishte shfaqur i ftohtë në të gjitha daljet publike duke prezantuar para të tjerëve imazhin e çiftit të lumtur që pasqyrohej në rrjetet sociale, jetë e cila dukej se kishte përfunduar prej kohësh.

Në vend të divorcit, 32-vjeçari zgjodhi t’ia marrë jetën të resë në sy të foshnjës së tyre “pa e njohur kurrë sa e mrekullueshme ishte”, sikurse tha ai në ceremoninë e saj të varrimit. Një ditë pas vrasjes, Babis deklaroi jashtë shtëpisë ku ndodhi ngjarja e rëndë se ai beson në punën e policisë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Disa ditë më vonë në funeralin e Caroline, duke qëndruar pranë nënës së saj i veshur me të zeza, ai tha disa fjalë zemre që i prekën të gjithë, pa lënë të kuptohej se i kishte marrë jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krimi i rëndë tërhoqi vëmendjen e publikut në çdo aspekt, që prej rrëfimit dhe imazhit prekës të policit që mori në krah foshnjën e çiftit që ndodhej pranë nënës së saj të vdekur.


Teksa ditët kalonin, policia zbuloi informacione për mediat në lidhje me identitetin e autorëve duke i lënë Babis të kuptohej se ata po kërkonin grabitësit. Sot ai ndodhej në memorialin e të shoqes dhe më pas u transferua në Gada.


Pasditen e sotme, policia lëshoi njoftimin se Anagnostopulos po shqyrtohej si i vetmi dëshmitar okular i vrasjes dhe se “provat nuk mund të prisnin”.

Pasi u dërgua në Gada me helikopter, Babis u arrestua për vrasjen e të shoqes. Ai kishte planifikuar të arratisej për në Turqi, prandaj hetuesit u kujdesën të mos binin në sy se kishin arritur të zbardhnin ngjarjen dhe rolin e tij në vrasjen e të shoqes.

ME TE LEXUARAT