30 të vdekur nga përplasja e Hamasit me Izraelin, Netanyahu zotohet do të rrisë sulmet në Gaza

Bota

30 të vdekur nga përplasja e Hamasit me Izraelin, Netanyahu zotohet do

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se do të rrisë intensitetin e sulmeve në Gaza, pas përplasjeve të ashpra që lanë të vdekur 30 persona, ndërsa militantet e Hamasit dhe ushtria izraelite bënë sulme me raketa.

28 nga të vdekurit janë palestineze, 10 prej të cilëve fëmijë, dhe dy të tjerë janë izraelitë.

Kryeministri izraelit tha se nuk do të bëhej asnjë pushim. “U vendos që edhe fuqia e sulmeve dhe frekuenca e sulmeve do të rritet,” njoftoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ushtria izraelite tha se 250 raketa ishin hedhur drejt Izraelit pak pas mesnatës, gjashtë prej të cilave kishin si objektiv Jeruzalemin. Ata thanë se dhjetëra raketa u shkatërruan nga sistemet izraelite të mbrojtjes.

Ushtria e Izraelit tha se kishte vrarë 15 “militantë” të Hamasit dhe një komandant batalioni.

Në Gaza, zyrtarët shëndetësorë thanë se shtatë anëtarë të një familje, përfshirë tre fëmijë, kishin vdekur në një shpërthim.

ME TE LEXUARAT