Sulm me bombë në plazh, 32 viktima dhe 63 të plagosur
Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 63 janë plagosur në një sulm me bombë dhe me armë në një plazh popullor në kryeqytetin somalez të Mogadishu.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur banorët e qytetit zakonisht mblidhen në plazh.
Agence France-Presse raportoi se policia dhe dëshmitarët thanë se në person hodhi veten e tij në erë përgjatë plazhit Lido, përpara se disa persona të armatosur të sulmonin zonën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mbi 32 civilë vdiqën në sulmin në restorant”, tha zëdhënësi i policisë Abdifatah Aden, në një konferencë për shtyp.
Aden u shpreh gjithashtu se një sulmues kishte hedhur në erë veten, tre të tjerë ishin vrarë dhe një u kap.