Sulm terrorist në Jerusalem, makina përplas këmbësorët
Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Jerusalem, ku një makinë ka goditur një grup këmbësorësh në atë që policia e quajti sulm terrorist. Kështu raporton Times of Israel, duke cituar policinë, duke shtuar se 2 nga të plagosurit, të moshës 21 dhe 15 vjeç, janë dërguar në spital.
Dy sulmuesit, siç tregojnë pamjet e para që qarkulluan në rrjetet sociale, pasi u përplasën me disa makina të parkuara, u larguan në këmbë.
Në pamje duket se duan të hapin zjarr. Në fakt, pranë makinës është gjetur një automatik i lënë në tokë nga dy të dyshuarit të cilët u larguan.
Terrorist attack in #Jerusalem: Terrorists in a car ran over Israeli civilians, 150 meters away ran over more Israeli civilians, then got out of the car with automatic rifles and tried to shoot people, but the rifles jammed.
— NEXTA (@nexta_tv) April 22, 2024
The terrorists have been detained. pic.twitter.com/AKXT5Y0UD1