Sulm pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur

Bota

Sulm pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Bruksel.

Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda një metroje në Bruksel, shumë pranë selisë së Komisionit Europian.

Sipas mediave vendase i dyshuari u arrestua nga policia belge në vendin e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët okularë hanë se i dyshuari 30-vjeçar bërtiti “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin me thikë, duke plagosur 4 persona, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Policia dhe ambulancat kanë rrethuar zonën dhe trafiku u ndërpre ndërsa stacioni i metrosë Schuman u mbyll, konfirmoi STIB-MIVB, kompania e transportit publik të qytetit./tch

ME TE LEXUARAT