Sulm me thikë në Gjermani, agresori vret me thikë tre persona, policia e ekzekuton

Bota

Sulm me thikë në Gjermani, agresori vret me thikë tre persona,


Një burrë ka therur me thikë tre persona në qytetin e vogël të Wolmirstedtit në Gjermani, para se policia ta vriste, kanë njoftuar autoritetet gjermane të shtunën.

Tre personat e therur janë në gjendje të rëndë.

Prokuroria shtetërore nga qyteti i Magdeburgut ka thënë se sulmuesi fillimisht ka therur një të ri në një lokacion tjetër, e më pas ka sulmuar persona të tjerë teksa kalonte pranë një shtëpie ku kishte festë me rastin e fillimit të Evropianit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi.

Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin”, thuhet në deklaratë, siç raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Hetimet për motivet e mundshme të sulmit janë duke vazhduar.

 

ME TE LEXUARAT