Sulm i armatosur në supermarket, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

Bota

Sulm i armatosur në supermarket, humb jetën një person, plagosen


Të shtëna me armë janë raportuar në një supermarket në New York. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, me kohën lokale, ku një person ka hapur zjarr.

Policia informoi se një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa autori nuk është identifikuar ende. I vdekuri është një punonjës 49-vjeçar, ndërsa të plagosurit po japin dëshminë e tyre.

Autori u largua nga supermarketi, ndërsa në dorë mbante një pistoletë dhe ishte i veshur me një bluzë të zezë dhe kapele. Policia identifikoi një ish punonjës të supermarketit si të dyshuar të mundshëm.

ME TE LEXUARAT