Zjarrvënia e qëllimshme në Belsh-Cërrik shkakton dëme të mëdha, arrestohet 64-vjeçar

Aktualitet

Zjarrvënia e qëllimshme në Belsh-Cërrik shkakton dëme

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë rreth 40 hektarë tokë me ullinj dhe sipërfaqe pyjore në fshatin Shegas në Belsh.

Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies, shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Sipas njoftimit të policisë, hetimet e kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik zbuluan se zjarri kishte nisur në tokën në pronësi të 64-vjeçarit dhe më pas ishte përhapur me shpejtësi në zonën përreth.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon me forcë ndaj qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve, duke theksuar se çdo rast i tillë do të ndiqet penalisht.

ME TE LEXUARAT