Zjarri tek tregu i fruta-perimeve/ Ekspertët: Ishte aksidental, shkak frigoriferët
Ekspertët zjarrfikës, pas hetimit të tregut të fruta-perimeve në tregun tek “Varri i Bomit”, bëjnë me dije se ka qenë aksidental.
Sipas tyre, nga këqyrja e vendngjarjes dhe provave materiale, zjarri ka ardhur nga frigoriferët që kanë qenë të pozicionuar në fund të tregut, pikërisht aty ku mendohet se ka nisur vatra e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit kishte vetëm dëme materiale.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Xhanfize Keko", te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.