Zjarr i madh pranë Hotel Turizmit në Sarandë, rrezikohen disa ndërtesa! (VIDEO)

Aktualitet

Zjarr i madh pranë Hotel Turizmit në Sarandë, rrezikohen disa

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Sarandë, në zonën pranë Hotel Turizmit, i cili ka përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit, pikërisht në zonën e mbjellë me pisha pranë Manastirit historik të 40 Shenjtorëve.

Sipas raportimeve, flakët dhe tymi kanë shkaktuar alarm në zonë, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.

Sakaq, bëhet e ditur se flakët po përhapen me shpejtësi në sipërfaqen me bimësi të dendur, duke krijuar një situatë kritike dhe duke u afruar rrezikshëm pranë disa ndërtesave të banimit.

Ndërkohë, në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë në terren për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.

Ekipet e emergjencës po punojnë paralelisht edhe për krijimin e brezave mbrojtës, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara përreth.

ME TE LEXUARAT