Zjarret në Krujë/ Dy vatra mbi lagjen Abaze, nis ndërhyrja për shuarjen e tyre dhe parandalimin e riaktivizimit
Lajmifundit
/
14 Gusht 2026, 09:52
Aktualitet

Në Krujë janë raportuar vetëm dy vatra të vogla zjarri, në zonën mbi lagjen Abaze, ndërsa ka nisur ndërhyrja për shuarjen e tyre.
Sipas Bashkisë Krujë, gjatë ditës së sotme do të ndërhyhet edhe në zonën pyjore, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave të mbetura, si dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të tjera.
Aktualisht, situata nuk paraqet rrezik për banorët apo zonat e banuara.
Megjithatë, autoritetet e konsiderojnë situatën të paparashikueshme dhe vijojnë monitorimin në terren për të shmangur përhapjen e zjarrit.


