Zjarr në një pallat në Vlorë, flakët përfshijnë një apartament në katin e tretë. Banorët në panik
Lajmifundit
/
2 Gusht 2026, 12:45
Aktualitet

Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, duke përfshirë një apartament në katin e tretë.
Flakët dhe tymi i dendur kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut.
Pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të lehtësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.


