Zhvatja e mijëra shqiptarëve me mikrokreditë, GJKKO lë në burg Arben Meskuti
Lajmifundit
/
5 Shkurt 2025, 16:30
Aktualitet
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskuti për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Meskuti , GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm.
Ai akuzohet për mashtrim me mikrokreditë dhe zhvatjen e mijëra shqiptarëve, përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.