Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ODIHR falënderon Policinë e Shtetit: Mundësoi të operonim me lehtësi misionin tonë

Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ODIHR falënderon Policinë e

Kreu i Delegacionit të ODIHR-it për monitorimin e zgjedhjeve të 25 prillit, Urszula Gacek, i ka dërguar një letër falënderimi Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në lidhje me mbështetjen, bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm të strukturave të Policisë gjatë procesit zgjedhor.  

Në letër nënvizohet fakti se kjo mbështetje e Policisë ka bërë të mundur që të lehtësohet së tepërmi misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it.

“Në lidhje me veprimtaritë e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it gjatë periudhës 17 mars - 6 maj 2021, dua të shpreh mirënjohjen tonë ndaj Policisë së Shtetit për përkrahjen e dhënë, çka i mundësoi Misionit tonë të operojë me lehtësi.   

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu falënderoj në mënyrë të veçantë 12 drejtoritë vendore të policisë në qarqet e Shqipërisë, për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe reagimin e menjëhershëm ndaj nevojave të Misionit”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar Drejtor Veliut.

ME TE LEXUARAT