Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Në 6 mars bashkia e Vorës do të votojë elektronikisht

Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Në 6 mars bashkia e Vorës do

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se kostoja e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit është 180 mln lekë. E ndërsa në të gjitha bashkitë do të aplikohet identifikimi elektronik, ai tha se në njërën nga këto bashki, në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik.

“Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostos dhe në fund të ditës së sotme do ta përfundojmë, janë rreth 180 mln lekë kosto. Po punojmë, edhe pse koha është e shkurtër. Do të bëjmë edhe një sqarim, edhe për këto zgjedhje të aplikohet identifikimi elektronik. Në një konsultim me partitë do të vendosim në lidhje me zhvillimin, aplikimin e votimit elektronik në bashkinë e Vorës. E kemi një eksperiencë në Tiranë. Qëllimi është ta aplikojmë votimin elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë, por do ta diskutojmë me partitë politike” deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT