Zgjedhjet 2025/ Interesim i lartë për votën e diasporës, ja sa persona kanë aplikuar në 5 ditë

Aktualitet

Zgjedhjet 2025/ Interesim i lartë për votën e diasporës, ja

Sot është dita e pestë që nga nisja e regjistrimit të votuesve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit. Në të dhënat e fundit e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shihet se deri tani kanë aplikuar për t’u regjistruar 16.079 persona, ndërkohë që janë aprovuar vetëm 2.418 prej tyre.

Vijon që shumica e aplikimeve të kryhen nga meshkujt, me 68.3 përqind, ndërsa 31.7 përqind prej tyre janë kryer nga femrat. Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin. Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025.

Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

ME TE LEXUARAT