Zbardhet dosja e SPAK për Jorgo Goron, si u tjetërsuan 5512 m2 tokë që bleu burri i Olta Xhackës
Dosja hetimore të SPAK ndaj kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024, tregon se ai akuzohet për shpërdorim detyre për tjetërsimin dy pronave në Dhërmi, konkretisht 5512 m2 + 5080 m2(në kufi më njëra tjetrën) me sipërfaqe në total 10 592 m2.
Në episodin e parë sipas SPAK Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe të Himarës që ka qenë në atë kohë, 5512 m 2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhillit. Më pas është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e kësaj toke në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin.
“Pavarësisht mungesës së një verifikimi në vetë dokumentacionin që vetë Bashkia Himarë ka rezultuar se posedonte pranë saj si dhe në mungesë të një konfirmimi të domosdoshëm nga Këshilli i Qarkut (pavarësisht se në shkresë referohet se ky konfirmim ndodhet bashkëlidhur), kryetari i Bashkisë Jorgo Goro, ka përcjellë kërkesën për regjistrim në raste të veçanta, pranë ZVRPP me shkresën nr. 731 prot.. datë 18.03.2019 dhe aktet bashkëlidhur, dhe mbi bazën e kësaj kërkese, dhe dokumentacionit bashkëlidhur asaj, rezulton se ZVRPP-ja/ASHK-ja Vlorë ka vepruar duke pajisur shtetasin Foto Pavllo Mëhilli (trashëgimtarët) me dokumentin vërtetim nga dokumenti hipotekor nr. 40, datë 17.02.2020. ZK. 1739, fshati Gjilek. për pasurinë me sip. 5512 m2, të llojit truall.”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga verifikimi i kryer në regjistrin hipotekor dhe dokumentacionin ligjor përkatës, rezulton se pranë ASHK-se Vlorë, në datë 17.02.2020, në bazë të kërkesës të shtetasit Stavri Mëhilli, është regjistruar pasuria, regjistri hipotekor 40, datë 17.02.2020, ZK.1739, fshati Gjilek, me sipërfaqe 5512 m2, në emër të shtetasit Foto Pavllo Mëhilli (trashegimtarët). Nga kjo praktikë rezulton se kërkuesi Stavri Mëhilli ka aplikuar në datë 12.02.2020, ora 12:48, për shërbimet "Lëshim vërtetimi pronësie", dhe vetëm pesë ditë më pas, datë 17.02.2020, është pajisur me certifikatën përkatëse të pronësisë' thuhet në dosje.
Referuar Këshillit të Qarkut Vlorë që ka dhënë informacione mbi çeshtjen, rezulton se kalimi i prones është bërë përmes shkresave dhe dokumenteve te rreme
10 ditë më pas Stavro Mëhillit i kaluan në bankë 12. mln lekë
SPAK thote se gjithë skenari i tjetërsimit përsa i takon regjistrimit të siperfaqes së tokës truall prei 5512 m2, prones me dokumenta flase, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi. Pikërisht kalimi i prones tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur 10 ditë më pas pikërisht më 27 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit kanë kaluar 12,677,600 leke nga ‘AGTTC Hotel Management'
“Gjatë hetimit janë kryer edhe verifikime pranë institucioneve bankare dhe konkretisht, nga verifikimet e kryera pranë Bankës 'I...., ' ka rezultuar se shtetasi Stavri Mëhilli disponon llogari bankare dhe nga nxjerja e llogarisë (lëvizjet) në monedhën ALL (Lekë), rezulton se në datë 27.02.2020, Shtetasit Stavri Mëhilli, i janë transferuar/kaluar në llogari shuma 12,677,600 lekë me përshkrimin: "Kalim sipas kontratës nr. 296 rep nr. 171 kol datë 26.02.2020".”, thuhet në dosjen hetimore.
"Nga të dhënat e siguruara rezulton që Stavro Mëhilli e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është likuiduar në datë 25.02.2020. Aktualisht prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë "AG. TCC" shpk, citon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.
Kur është marrë në pyetje kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës thotë se nuk ka shkelur ligjin por citohet të ketë thënë se ka tentuar të zgjidhë konfliktin mes banorëve.
Të shtunën e 23 marsit GJKKO arrestoi Jorgo Goron ndërsa dha masë arrest shtëpie për tre zyrtarë të tjerë; kreun e Kadastrës, Bilbil Aliaj, juristin Vezir Gjikoka (ekzekutuar) dhe Jerasimo Bashi, (pa ekzekutuar) Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, bashkia Himarë. Si dhe ka caktuar masën arrest me burg dhe ka shpallur në kërkim Stavri Mëhillin. Goro dhe të akuzuarit e tjerë dalin nesër, para GJKKO për t'u njohur me masën e sigurisë.
Në dosje thuhet se pavarësisht mungesës së një konfirmimi te domosdoshëm nga Këshilli i Qarkut, pavarësisht se në shkresë referohet nga vetë bashkia se ky konfirmim ndodhet bashkëlidhur, kryetari i Bashkise Jorgo Goro, ka përcjellë kërkesën për regjistrim ne raste te veçanta, që më pas më 17 shkurt 2020 Kadastra e Vlorës ka bërë regjistrimin për pasurinë në fshatin Gjilek me sip. 5512 m2, të llojit truall.
Në lidhje me veprimtarinë e zyrtareve të Bashkisë Himarë, personave nën hetim Jorgo Goro dhe Jerasimo Bashi, rezulton se procedura e regjistrimit të kësaj pasurie (parcela me nr.36/36/1) është iniciuar fillimisht me një kërkesë (aplikim/kërkesë për regjistrim prone, me datë 11.03.2019, me nr. 162 prot) të paraqitur nga personi nën hetim Stavri Mëhilli, drejtuar DMMT Bashkisë Himarë. Referuar praktikave dokumentare të administruara (analizuar më sipër) rezulton se 7 ditë pas paraqitjes së kësaj kërkese, me shkresën nr. 731 prot., datë 18.03.2019, nënshkruar nga Kryetari i Bashkisë Himarë, personi nën hetim Jorgo Goro, dhe konceptuar/miratuar nga J.Bashi, personi nën hetim Jerasimo Bashi, drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bashkia Himarë i ka dërguar ZVRPP Vlorë, kërkesën për regjistrim të veçantë (pavarësisht se lënda e shkresës është "Shkrese përcjellëse"), duke i bashkëlidhur edhe dokumentacionin e dorëzuar nga shtetasi Stavri Mëhilli. Kjo kërkese dhe kjo praktikë dokumentare, ka shërbyer si baza dokumentare e vetme, për regjistrimin e parcelës/pasurisë me numër ngastre 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2.
Funksionarët e bashkise Himare, sipas SPAK, dhe specifikisht kryetari i saj dhe drejtori i DMMT, ne kundershtim te plote me gjithë rregullimet ligjore dhe nënligjore, marrin funksionet e një organi tjetër.
Në një pjesë të dëshmisë që ai ka dhënë për Prokurorinë e Posaçmë gjatë hetimeve, të zbardhur në lidhje me sipërfaqen tjetër tokësore prej 5080 m2, që sipas SPAK ia mbivendosi atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit duke tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, Goro ka thënë se e gjitha procedura e ndjekur për pronën ishte trajtuar nga drejtoria e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki ndërsa ai vetëm kishte firmosur si titullar institucioni.
Për këtë pronë Goro thotë se ai ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.
Gjatë kohës që është marrë në pyetje nga SPAK Jorgo Goro ia ka kaluar topin tek Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes. Sipas tij ka kryer veprimet për të cilat ai nuk është në dijeni, por thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas përpilimit nga drejtoria përkatëse.
" Jorgo Goro i pyetur në cilësin e personit që ka dijeni për rrethanat e cështjes. shtetasi Jorgo Goro shpjegon nder te tjera se: ".ne lidhje me kerkesen me nr. 19555 prot, date 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Registrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes ka kryer veprimet e saj per te cilat ai nuk eshte ne dijeni, por thjesht ka firmosur kthim pergjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas perpilimit nga dretoria perkatese. Pra e gjitha procedura e ndjekur per rastin ne fjale ishte trajtuar nga drejtoria perkatese e cila ka kryer verifikimet perkatese, dhe nga Bashkia Himare ishte kthyer pergjigje me shkrese nr. 2751/1 date 13.09.2016. I pyetur se cfare baze ligjore kishte sherbyer per te si kryetar bashkie, per te konturuar pasurine me numer 36/35, deklaruesi eshte pergjigur se ka nderhyre për te zgjidhur mosmarreveshjet mes shetasve. Kjo kompetence, sipas deklaruesit, parashikohet ne ligjin e veteqeverisjen vendore dhe konkretisht se ne fushen e sigurise publike, bashkite jane pergjegjese per garantimin e marredhenieve ne komunitet, parandalimin dhe ndermjetesimin per zgjidhjen e konflikteve ne komunitet.
I pyetur ne lidhje me shkresen nr. 2751/1 date 13.09.2016, nga Bashkia Himare, drejtuar Zyres Vendore te Registrimit te Pasurise Vlore, ku eshte shprehur se ne Z.K. 1739-Gjilek nuk eshte kryer procesi i regjistrimit te pare fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononte (bashkia) harta treguese te registrimit (H.T.R.), duke mos mundur ne kete menyre te shprehen per juridiksionin dhe vendosjen e pronave. ndersa me poshte eshte shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen ne zone e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro eshte pergjigjur se ka dhene vetem nje mendim se ku mund te jete prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qellim zgjidhjen e konfliktit.
I pyetur nga eshte nisur per te dhene nje mendim per identifikimin me numer te prones se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kerkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P. Vlore nuk parashikon dhenie mendimi per konturimin e prones se shetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar me tej ne pergjigien e tyre kur kanë dhene mendim ge pronat e këtyre shtetasve konturohen ne pasurine me nr 36/35' thuhet në dosje.
SPAK e akuzon Jorgo Goron se në bashkëpunim me Jerasmo Bashin, asokohe drejtor i Mbrojtjes dhe Menxhimit të Tokës në bashkinë e Himarës, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Si dhe ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit./report tv