Zbardhet BISEDA me hetuesit, si Nuredin Dumani fundosi Troplinët: Visi i Pojës numri dy i tyre, është negociator i mirë për heroinë

Aktualitet

Zbardhet BISEDA me hetuesit, si Nuredin Dumani fundosi Troplinët: Visi i

Nuredin Dumani duket se ka qenë “çelësi” i operacionit të jashtëzakonshëm të realizuar nga drejtësia shqiptare, SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane. I penduari I drejtësisë ka ndihmuar autoritetet shqiptare dhe italiane të zbardhin një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës me qendër në Durrës.

Në dëshminë e tij para Prokurorëve të Antimafias italiane dhe autoriteteve shqiptare, Dumani ka identifikuar Elvis Doci, i njohur në botën e krimit si "Visi i Pojës", si një nga figurat më të rëndësishme të trafikut të heroinës dhe më vonë të kokainës në Shqipëri dhe më gjerë. Ai e përshkruan Docin si “negociator shumë të aftë”, i lidhur ngushtë me klanin Troplini, konkretisht me Xhevdet Troplinin, një emër me peshë në Durrës.

“Nuk ka asnjë tjetër që njihet si Visi i Pojës”, – ka deklaruar Dumani gjatë një prej seancave të marrjes në pyetje. Sipas tij, grupi i Docit ka qenë ndër më të fuqishmit në Durrës gjatë viteve 2010–2013, duke dominuar tregun e heroinës, ndërsa nga viti 2013, e gjithë struktura është zhvendosur drejt trafikut të kokainës me sasi që shkojnë deri në “tonelata”.

Biseda në dosjen hetimore të antimafias italiane:

DUMANI: “Po, numri pesë (5).”

PROKURORI CHIMIENTI: Po, numri pesë (5).

DUMANI: “E identifikoj shumë mirë.”

PROKURORI CHIMIENTI: Kush është?

DUMANI: “Nuk e di mbiemrin, por e njoh me emrin VISI. E njoh prej shumë vitesh, që kur isha i vogël, në moshën 16-17 vjeç.”

DUMANI: Çfarë di për këtë Visi, çfarë bënte?

KOLLABORATORI: “Visi është një negociator shumë i mirë.”

DUMANI: Negociator i çfarë?

DUMANI: “Në fillim për trafikun e heroinës.”

OFICERI P.G GJONI: Në cilin vit?

DUMANI: “Po flasim për periudhën 2010 deri më 2013, ishin më të fuqishmit.”

PROKURORI CHIMIENTI: Gjithmonë përsa i përket heroinës?

DUMANI: “Për heroinën.”

PROKURORI CHIMIENTI: Në çfarë periudhe?

DUMANI: “2010 - 2013.”

MAJORI CEA: Bënte pjesë në një grup?

DUMANI: "Një grup shumë i madh. Është grupi i Xhevdet Troplinit."

Oficeri i Policisë Gjyqësore DUKA: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.

DUMANI: "Grupi i Xhevdet Troplinit vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit."

Oficeri GJONI: Për çfarë?

DUMANI: "Për trafikun e kokainës dhe heroinës, dhe më pas për vrasjet. Jo vrasje me pagesë."

Prokurori CHIMIENTI: Më herët thatë që ai ishte një negociator i madh për heroinën nga 2010 deri në 2013. Pse vetëm deri më 2013? Çfarë ndodhi pas kësaj?

DUMANI: "Pastaj në vitin 2013 e la heroinën dhe filloi me kokainën sepse nuk kishte më shumë vlerë."

Prokurori CHIMIENTI: Vetëm kokainë apo edhe heroinë?

DUMANI: "Jo, jo. Për heroinë nuk e kam dëgjuar më, por për kokainën po. Në tonelata."

Prokurori CHIMIENTI: Ai bën pjesë në grupin e Troplinit?

DUMANI: "Po. Është numri dy."

Nënkoloneli OÇHIOGROSSO: Si e thërrasin Visin?

DUMANI: "Kusho (në italisht: kushëri), me nofkën."

Prokurori CHIMIENTI: Visi?

DUMANI: "Po, Visi. Miri më thoshte: 'Duhet të flas me kushëririn tim (në shqip: Kusho). Duhet të shkoj të takoj Visin.'"

Prokurori CHIMIENTI: Dhe kur e thoshte këtë, i referohej Visi-t?

DUMANI: "Visi, gjithmonë Visi."

Prokurori CHIMIENTI: Në rregull. Por në grupin e Troplinit, me çfarë merrej ai… Ju thatë që grupi i Troplinit është bërë një nga grupet më të mëdha të heroinës dhe kokainës në Durrës.

DUMANI: "Edhe më shumë, por unë po flas për Durrësin sepse aty jam i sigurt."

Prokurori CHIMIENTI: Në rregull, pra trafikonte si kokainë ashtu edhe heroinë. Po Visi në grup, me çfarë merrej? Vetëm me kokainën?

DUMANI: "Me gjithë aktivitetin kriminal."

Prokurori CHIMIENTI: A keni pasur marrëdhënie direkte me Visin?

DUMANI: "Po, kam pasur."

Prokurori CHIMIENTI: Në chat?

DUMANI: "Jo, jo në chat. Personal."

Nënkoloneli OÇHIOGROSSO: Po ai njihet si Visi apo Visi i Pojës?

DUMANI: "Të gjithë e thërrasin Visi i Pojës."

Prokurori CARDINALI: Nuk ka të tjerë që quhen Visi i Pojës?

DUMANI: "Për një farë kohe mendoja se mbiemri i tij ishte Poja."

Prokurori CARDINALI: Vetëm ai pra.

Oficeri DUKA: Vetëm atij i thoshin Visi i Pojës? Nuk i thoshin ndonjë personi tjetër?

DUMANI: "Jo, vetëm atij. I thoshin edhe Miri i Pojës, duke iu referuar djalit të tij. Djalit të Xhevdet Troplinit të quajtur Poja. Doni t’ju tregoj kur është arrestuar Poja?"

 

ME TE LEXUARAT