ZBARDHEN DETAJE TË REJA! I arrestuari ishte punëtor në lokalin e Armand Shakës, personit të dyshuar për rrëmbimin e Eglant Koçit...

Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE TË REJA! I arrestuari ishte punëtor në lokalin e

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, një ngjarje që vijon të hetohet nga autoritetet në Tiranë.

Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se Enea Zyferi, i arrestuar së fundmi në kuadër të kësaj çështjeje, ishte i punësuar si kamerier në lokalin në pronësi të Armand Shakës, personit të shpallur në kërkim si autori i dyshuar i rrëmbimit.

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, Zyferi mund të ketë ndihmuar Shakën në veprimet e tij dhe dyshohet se ka qenë i pranishëm në ambientin ku 34-vjeçari është mbajtur kundër vullnetit të tij.

Hetuesit po verifikojnë rolin e secilit prej personave të përfshirë, ndërsa provat e mbledhura deri tani kanë çuar në arrestimin e Zyferit për përkrahje të autorit.

Ndërkohë, Armand Shaka vijon të jetë në kërkim, ndërsa policia po punon për lokalizimin e tij dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të zhdukjes së Eglant Koçit, i cili rezulton i humbur prej disa ditësh.

ME TE LEXUARAT