Vritet me armë 50-vjecari Alfred Dedja në Ndroq, publikohet emri i të dyshuarit si autor

Aktualitet

Vritet me armë 50-vjecari Alfred Dedja në Ndroq, publikohet emri i

Tirane - Lajm ne perditesim - Alfred Dedja ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Ndroq diten e sotme.

Lajmi u be me dije nga policia e cila tha se po heton pisten e konflikteve per drogen si motiv te ngjarjes.

Vritet me armë 50-vjecari Alfred Dedja në Ndroq, publikohet emri i
Lokali ku ndodhi ngjarja

Autori i dyshuar është identifikuas si Julian Gjoshi, 27 vjec, nga Shijaku.

Sipas policise, i dyshuari eshte person me precedente penale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Detaje nga ngjarja

Autori tashmë i identifikuar nga policia, sipas të dhënave të para, është afruar me një makinë “Benz ML” me ngjyrë të zezë, teksa ka qëlluar viktimën Dedja me armë, i cili po ecte në këmbë afër lokalit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, afër lokal "Kështjella". Viktima është Alfred Dedja, banor i zonës, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Policia tha se ka identifikuar autorin e krimit dhe u vu në ndjekje të tij, pa dhënë identitetin për momentin.

Julian Gjoshi, 27 vjeç, nga Shijaku, eshte autori i dyshuar që efektivat blu e shpallën në kërkim. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT