Vrau Alfred Dedjan në Ndroq, gjykata cakton masën për "të fortin" e Shijakut Julian Gjoshi

Aktualitet

Vrau Alfred Dedjan në Ndroq, gjykata cakton masën për

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg për Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq.

27 vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim.

Gjykata ka miratuar edhe kërkesën e avokatit për kryerjen e ekspertimit psikiatrik për shkak se është përdorues i narkotikëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Alfred Dedja i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve në shtetin fqinj, ndërsa Gjoshi, i kthyer së fundi nga Spanja, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Për këtë çështje, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon në SkyEcc të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.

Dedja, 50 vjeç, i njohur me pseudonimin “Daku”, u ekzekutua më 1 dhjetor teksa po drekonte në lokalin “Kështjella”.

ME TE LEXUARAT