Vrau 23-vjeçarin shqiptar, Rigelsi dënohet me 17 vite burg

Aktualitet

Vrau 23-vjeçarin shqiptar, Rigelsi dënohet me 17 vite burg
Rigels Gjinaj, shqiptari i akuzuar për vdekjen e bashkatdhetarit të tij të ri, Emanuel Rroku është dënuar me 17 vite e 4 muaj burg.

Gjyqtarja, italiane Rossella Ferrrazzi përjashtoi rrethanat rënduese të motiveve joserioze duke ulur dënimin me një të tretën dhe duke përjashtuar kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm për 34-vjeçarin shqiptar.

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Emanuel Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali në Via Allea Comunale në Turbigo. Por kur brenda lokalit një burrë kishte goditur një grua disa nga të pranishmit kishin ndërhyrë ta ndaluar. Ndërsa Rigelsi filloi luftën për të mbrojtur shokun e tij nga ajo turmë e zemëruar, arma e 34-vjeçarit qëlloi një breshëri plumbash, mes të cilëve edhe ai që goditi Rrokun në arterien karotide.

23-vjeçari ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari u shtrua për disa kohë në Gallarate për shkak të rrahjeve që pësoi atë mbrëmje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Muajt ​​e fundit, autoritetet italiane rikonstruktuan skenën për të kuptuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje. Nga ekzaminimi u konstatua se gjuajtja vdekjeprurëse u qëllua nga një distancë prej 25 deri në 45 centimetra, duke goditur gjerdanin e Rrokut dhe duke devijuar konin e hundës drejt qafës së tij.

 

ME TE LEXUARAT