Vrasja në Ndroq, i kërkuari Julian Gjoshi, kunat i Altin Hajrit, kërkoi ndërhyrjen e Jurgis Cyrbes për ta liruar

Aktualitet

Vrasja në Ndroq, i kërkuari Julian Gjoshi, kunat i Altin Hajrit,

Julian Gjoshi, 27 vjec, nga Shijaku eshte shpallur ne kerkim nga policia diten e sotme me akuzen se ka vrare me arme ne dalje te nje lokali ne Ndroq, 50-vjecarin Alfred Dedja. 

Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja.

Bëhet fjalë për një bisedë mes ish-ligjvënësit që akuzohet për shitje sekretesh hetimore dhe Altin Hajrit, pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit në kërkim për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jani Prengës, në janar 2020 në Kamëz, bashkë me persona të tjerë, po për çështje pazaresh droge, citon shqiptarja.

Sipas SPAK, Hajri komunikon me Çyrbjen në Janar 2021 dhe e vë në dijeni për arrestimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi (i kapur me pistoletë 'Bereta" më 19 Janar 2021 në Tiranë).

I kërkon të ndërhyjë për ta liruar dhe paguante deri në 20 mijë euro, vetëm të prishej prova. Hajri thekson se i arrestuari ishte kunati i tij dhe se ishte kapur me pistoletë pa leje. Lirimi duhej bërë në seancën e masës së sigurisë, më 21 Janar 2021.

Julian Gjoshi dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri sot pasdite (1 Dhjetor), në një lokal në Ndroq, Alfred Dedjan dhe më pas u arratis me një makinë "Benz ML" drejt Durrësit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT