Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, gjendet te Shkëmbi i Kavajës makina e autorit Julian Gjoshi, dalin pamjet e automjetit

Aktualitet

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, gjendet te Shkëmbi i Kavajës

Kanë dalë pamjet e makinës së Julian Gjoshit, autor i vrasjes së Alfred Dedjas ditën e djeshme në Ndroq.

Nga pamjet duket se grupi hetimor po kryen procedurat për dokumentimin e shenjave të gishtërinjve në derën e shoferit.

Automjeti u gjet nga policia në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës, disa orë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë arma e krimit nuk është gjetur ende.

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, gjendet te Shkëmbi i Kavajës

Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri ai jetonte në Ndroq dhe ishte edhe nga ajo zonë.

Sipas burimeve nga policia Dedja rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin italian për trafik droge.

Po ashtu viktima dhe autori kanë qenë të njohur dhe miq me njëri tjetrin. Pas marrjes së dëshmive nga policia, sipas dëshmitarëve të dy frekuentonin vazhdimisht zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ka ndodhi edhe vrasja.

Sa i përket dinamikës së krimit si autori dhe viktima pasi kanë parë njëri tjetrin në ambientet e te njëjtit lokal, fillimisht ka pasur një debat mes tyre dhe sipas hetimeve dhe dëshmivë të dëshitarëve dhe më pas Julian Gjoshi e ka qëlluar me pistoletë Dedjan.

Sipas policisë autori ka qëlluar 5 herë dhe 3 plumba kanë kapur viktimën.

Për motivin e krimit sipas hetimeve të deritanishme nga grupi hetimor rezulton se disa ditë më parë ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit.

ME TE LEXUARAT