Vrasja e Romario Brungës, shoqërohen familjarët e tij! Çfarë zbuloi policia!

Aktualitet

Vrasja e Romario Brungës, shoqërohen familjarët e tij!

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me krimin në Lezhë ku 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i vdekur brenda një automjeti tip Benz, në fshatin Balldren.

Viktima është gjetur i plagosur me një plumb në trup dhe kanë qenë familjarët e tij ata që e gjetën të parët. 

Bëhet me dije se uniformat blu kanë  shoqëruar familjarët dhe një tjetër të ri, i cili nuk dihet nëse është i njohur i viktimës, për tu pyetur lidhur me ngjarjen. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu policia nuk e ka përjashtuar pistën se i riu mund të ketë kryer vetëvrasje por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT