Vrasja e Entjan Nikulajt në Lezhë, kushëririt të Ardian Nikulajt, autorët u larguan me një automjet

Aktualitet

Vrasja e Entjan Nikulajt në Lezhë, kushëririt të Ardian

Entjan Nikulaj, 40 vjec, kusheriri i biznesmenit Ardian Nikulaj eshte vrare me arme zjarri mbremjen e sotme me Lezhe.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Entjan Nikulaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Vrasja e Entjan Nikulajt në Lezhë, kushëririt të Ardian

Si pasojë është plagosur shtetasi Entjan Nikulaj, i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore, ku me pas edhe ka humbur jeten.

Lezhë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, thuhet në njoftimin e ndare nga policia. deri tani jane dhene disa identitete per viktimen si Entjan, Eno dhe Elio Nikulaj megjithate mbetet te konfirmohet edhe ky informacion nga ana e policise. 

Sipas policise mesohet se pasi kane qelluar ndaj fuoristrades se bardhe ne te cilen ndodhej viktima Entjan Nikulaj, autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes me nje automjet.

Ardian Nikulaj u ekzekutua nga nje grup personazh me 19 prill te ketij viti ne lokalin e tij Coral ne Shengjin dhe dyshohet se motiv i krimit ishte nje histori hakmarrje me familjen Lekstakaj e nisur ne vitin 1997.

Vrasja e Entjan Nikulajt në Lezhë, kushëririt të Ardian

ME TE LEXUARAT