Vrasja e Entjan Nikulajt ne Lezhë, autorët djegin makinën me armën brenda në Rinas

Aktualitet

Vrasja e Entjan Nikulajt ne Lezhë, autorët djegin makinën me

Nje automjet eshte djegur ne zonen mes Krujes dhe Rinasit mbremjen e sotme ndersa dyshohet se i perket autoreve te vrasjes se Eno Nikulajt, 40 vjec, i cili u qellua me arme ne Lezhe.

Policia njoftoi rreth ores 22.30 se një makinë është djegur pranë Rinasit, disa minuta pas vrasjes së Eno Nikulajt në dalje të qytetit të Lezhës.

Makina dyshohet se është e autorëve, ndërsa brenda saj është gjetur kallashnikovi me të cilin dyshohet se është qëlluar Nikulaj, fakt ky qe do te vertetohet vetem pas ekzpertizes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referuar te dhenave te raportuara nga policia e Lezhes ne lidhje me ngjyren dhe llojin e mjetit, mendohet se behet fjale per makinen e perdorur ne vrasjen e Eno Nikulajt.

Ekspertet e policise kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po kryejne ekzaminimet e automjetit me qellim mbledhjen e provave.

Ngjarja ne Lezhe

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Entjan Nikulaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi Entjan Nikulaj, i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore, ku me pas edhe ka humbur jeten.


Lezhë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:

Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, thuhet në njoftimin e ndare nga policia. deri tani jane dhene disa identitete per viktimen si Entjan, Eno dhe Elio Nikulaj megjithate mbetet te konfirmohet edhe ky informacion nga ana e policise. 

Sipas policise mesohet se pasi kane qelluar ndaj fuoristrades se bardhe ne te cilen ndodhej viktima Eno Nikulj, autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes me nje automjet.

Ardian Nikulaj u ekzekutua nga nje grup personazh me 19 prill te ketij viti ne lokalin e tij Coral ne Shengjin dhe dyshohet se motiv i krimit ishte nje histori hakmarrje me familjen Lekstakaj e nisur ne vitin 1997.

ME TE LEXUARAT