Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po merret me gjendjen e trupit

Trupi i 34-vjeçarit Eglant Koçi po kërkohet nga një strukturë e posaçme e Krimeve të Rënda. Në një konferencë për shtyp ku u prezantua bilanci i muajit maj, policia e Tiranës bëri me dije se kërkimet janë përqendruar kryesisht në rrethinat e Tiranës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Ndërsa për zhdukjen e Englant Koçit, ngjarje goxha sensitive, nga ana jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Indicia është marrë nga familjarët e të dyshuarit, të humburit. Hetimi po ndiqet nga Struktura e Krimeve të Rënda. Është një strukturë e posaçme që po kërkon trupin e tij, kërkimet janë përqendruar kryesisht në rrethinat e Tiranës, mes kufirit ndarës të Elbasanit të Shtetit.
Krahas forcave tona, na ka ardhur në ndihmë edhe nga FSK-ja. Vijon kërkimi, deri tani nuk kemi një rezultat konkret.
Janë kontrolluar shumë zona që kishim dyshimet tona, nuk kemi ndonjë rezultat”, tha drejtori i Policisë, Oliger Torba.


