Vrasja e 81-vjeçarit Xhemal Meta, merren në pyetje banorët e fshatit, shoqërohen më shumë se 20 persona
Lajmifundit
/
15 Janar 2025, 11:17
Aktualitet
Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete pranë banesës së tij. I moshuari jetonte vetëm dhe se familja e tij banonte në Tiranë.
Të afërm të viktimës kanë deklaruar se i moshuari nuk kishte konflikte. Mësohet se policia është duke marrë në pyetje banorët e fshatit, ndërkohë që janë shoqëruar më shumë se 20 persona.
Kujtojmë se ekspertiza konkludoi se 81-vjeçari ishte vrarë, pasi në pjesën e kokës kishte shenja se ishte goditur me sende të forta.