Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Gjykata lë në burg 4 minorenët
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lënë në burg 4 minorenët e arrestuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh.
Në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit, prokurorja Pranvera Stafa kishte kërkuar burg për 4 minorenët që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në ambientet pranë shkollës së tij.
Gjyqtari Elton Frashëri e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe ka vendosur t’i lërë në burg. Ngjarja ndodhi më 16 maj para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës. Për pasojë humbi jetën Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mësohet se konflikti mes grupit të adoleshentëve kishte nisur dy javë para krimit te një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale. Ndërkohë, ditën e ngjarjes 4 të rinj iu kishin dalë para viktimës dhe kushëririt të tij, ndërsa kishin me vete thikë dhe përforcues grushti dhe më pas i kishin goditur.