Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
Sipas meterologeve, në vendin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar; duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra; më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat Lindore.
Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor; duke përmriësuar ndjeshëm kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.