Vodhi “BMW X5” në Lezhë, hajduti bën xhiro në Shkodër, por në fund bie në pranga
Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, si autor i dyshuar i vjedhjes së një “BMW X5”.
Ngjarja në fjalë u denoncua nga pronari i mjetit luksoz.
“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. B., se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në rrugën “Shtraus”, Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua pak orë pas vjedhjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi K. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Zejmen.
Pasi vodhi automjetin, 45-vjeçari u largua me të drejt Shkodrës, ku u kap si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, në cilësinë e materiale u sekuestrua automjeti tip “BMW X5”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi K. Ç..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”,