Vijon numërimi në Lezhë dhe Elbasan, ja rezultati! Mandatet që morën partitë!

Aktualitet

Vijon numërimi në Lezhë dhe Elbasan, ja rezultati! Mandatet

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 344 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë prej rreth 28 mijë votash.

E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.

Numërimi në Lezhë vijon ende. Nga 245 kuti, janë numëruar deri tani 100 kuti.

Deri më tani PS kryeson me 11475 vota, e pasuar nga PD me 11073 vota. Shqipëria Bëhet del forcë e tretë me 1293 vota, kurse PSD me 739 vota.

Deri më tani PS ka siguruar 4 mandate, kurse PD 3.

ME TE LEXUARAT