Video/ Kapet në flagrancë duke vënë zjarr piromani në Selenicë

Një 52-vjeçar nga fshati Mallkeq është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin një sipërfaqeje toke me qëllim krijimin e kullotave të reja.
Sipas Policisë, shtetasi A. S., 52 vjeç, dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, në fshatin Petë, më 6 korrik 2026.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të egër dhe pemë ulliri. Zjarri mori përmasa të mëdha dhe rrezikoi edhe banesat në zonë, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e tij.
Pas përfundimit të veprimeve hetimore, 52-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, R. S., 62 vjeç, dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq. Ata janë përkatësisht vëllai dhe kushëriri i personit të arrestuar.
Sipas autoriteteve, gjatë shoqërimit të A. S., dy personat kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke penguar kryerjen e detyrës,


