Veliaj cilësohet “i dënuar” në dosjen e SPAK, Prokurori pranon gabimin. Ja e vërteta në seancën e GJKKO
Dosja e përgatitur nga prokurori Ols Dado ndaj kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj nis që në faqen e saj të parë me një gafë.
Në hyrje të saj shkruhet se Veliaj është i dënuar, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësre me Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byros Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”
Faqja e parë e dosjes me këtë gafë u shpërnda dje në rrjet, megjithëse Veliaj nuk ka qenë kurrë i dënuar më parë as për veprën e shpifjes.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë ditës së djeshme u publikua gjithashtu edhe dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut, nga ku rezulton se ai është i padënuar.
Gafën e ka pranuar prokurori sot në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatë, teksa ka thënë se bëhet fjalë për një lapsus.