Valët e të nxehtit vrastar/ Sa është numri i vdekjeve nga temperaturat e zjarrta

Bota

Valët e të nxehtit vrastar/ Sa është numri i vdekjeve nga

Universiteti i Melburnit ka kryer një studim në lidhje me ngrohjen globale gjatë viteve 1990 deri 2019. Si rezultat i studimit temperatura sipërfaqësore e tokës është rritur me 1.14 °C gjatë periudhës 2013 deri në 2022 duke e krahasuar me periudhën e 1850-1990.

Parashikimet nuk janë pozitive pasi pritet një tjetër rritje temperaturash prej 0.41-3.41°C në vazhdim.

I nxehti sa vjen e rritet me një shpejtësi të madhe dhe të ashpër. Ky studim gjithashtu analizoi dhe numrin e të vdekurve nga temperaturat e larta. Gjatë stinëve të nxehta të periudhës 1990-2019, afro 0.94% e numrit total të vdekjeve lidhej drejtpërdrejt me valët e të nxehtit,153.078 të vdekur çdo vit, ose ndryshe 236 të vdekur për çdo 10 milionë banorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Në rajone ku ku ka klimë polare dhe alpine normat e vdekshmërisë në lidhje me të nxehtin janë më të larta ndërsa në rajonet me klimë tropikale ose me të ardhura të ulta regjistrohet një rënie më e madhe në tre dekadat e fundit.

Këto rezultate theksojnë rëndësinë e vendimeve qëqeveria duhet të marri në sektorin e shëndetësisë duke marrë gjithashtu në konsideratë pabarazitë ndërmjet komuniteteve.

 

 

 

ME TE LEXUARAT