Ulje temperaturash, stuhi shiu dhe breshëri, parashikimi i motit për javën që vjen

Aktualitet

Ulje temperaturash, stuhi shiu dhe breshëri, parashikimi i motit për

Sipas meterologeve mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të europës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qëndrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të cliruar në mënyrë të vrrullshme.

Ulje temperaturash, stuhi shiu dhe breshëri, parashikimi i motit për

Por në cfar përkthehet kjo? Kjo përkthehet në rradhe të parë në mot kryesisht të vranët por më e rëndësishmja reshje shiu të cilat do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër (pa harruar elementin e erës së fortë). Por le ti marim ditët me rradhë.

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Deri në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Edhe për ditën e Martë moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore lokalisht deri të lartë. Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për ditën e Mërkurë dhe ditën e Enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Duhet theksuar gjithashtu se ditën e Hënë dhe atë të Premte parashikohet erë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 20-22 m/s erë problematike përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Gjithashtu pritet një rënie graduale e temperaturave por në ditë të caktuara rikthehen në vlerat mbi 30 grad kjo për shkak të erës së fortë jugore.

ME TE LEXUARAT