Ulet numri i rasteve me Covid, 2 viktima dhe 67 të infektuar në 24 orët e fundit

Aktualitet

Ulet numri i rasteve me Covid, 2 viktima dhe 67 të infektuar në 24

Në krahasim me një ditë më parë, shifrat e rasteve me Covid-19 në vendin tonë kanë pësuar rënie. Sipas Ministrisë së Shendetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste të reja dhe 2 të vdekur. 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2728 testime, 891 të shëruar, 67 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,728 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq. Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Statistika (07 Maj 2021) Raste të reja ditore 67 Të shëruar në 24 orë 891 Të shtruar në spitale 104 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2,728 Testime totale 652,360 Raste pozitive 131,577 Raste të shëruara 115,253 Raste Aktive 13,916 Humbje jete 2,408 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 11726 Fier 408 Shkodër 353 Gjirokastër 239 Korçë 248 Durrës 224 Vlorë 215 Elbasan 136 Dibër 92 Berat 97 Kukës 80 Lezhë 98

ME TE LEXUARAT