U vra në sy të bashkëshortes në Elbasan, lidhja e viktimës me 38-vjeçarin e ekzekutuar në Belgjikë

Aktualitet

U vra në sy të bashkëshortes në Elbasan, lidhja e

41-vjeçari Everest Çaka, i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit në Elbasan është djali i tezes së 38-vjeçarit Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë.

Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.

Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin e ngjarjes, Çaka ndodhej në automjet i shoqëruar nga bashkëshortja e cila mori një plumb në dorë. Burime bëjnë të ditur se ekzekutimi dyshohet të jetë kryer me pistoletë me silenciator dhe për këtë arsye banorët nuk kanë dëgjuar as të shtëna.

ME TE LEXUARAT