U rrëzua nga vinçi, ndërron jetë në spital punonjësi i Bashkisë Elbasan

Aktualitet

U rrëzua nga vinçi, ndërron jetë në spital

Një 56 vjeçar punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën gjatë një aksidenti në punë.


Ngjarja u shënua rreth orës 12:00 kur shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

56-vjeçari u shtrua në spital por pas disa orësh u njoftua se humbi jetën.

ME TE LEXUARAT