U raportuan të zhdukur pas vërshimit të Semanit, gjenden barinjtë, s’pranojnë të evakuohen: Kemi lopët

Në terren për të monitoruar nga afër situatën në Hasturkas ka zbritur dhe zv.kryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku e cila ka pohuar se gjendja është duke u përmirësuar, pasi niveli i Semanit ka rënë me 15 cm.
Gjithashtu prurjet në kaskadën e Devollit janë në kuota minimale çka bën të mundur që Hec-et të mos kenë nevojë të shkarkojnë. Përsa i përket argjinaturës së dëmtuar të Semanit në disa vende, janë identifikuar dhe riparimi i tyre do të fillojë menjëherë.
Dy barinjtë janë gjetur por nuk duan të dalin nga zona e përmbytur e Kularit.
Ata janë mirë nga gjendja shëndetësore por nuk pranojnë të evakuohen sepse lopët janë në gjendje të lira.
Personat që rezultonin të humbur janë barinj të punësuar dhe situata e tyre është e përsëritur. Edhe në përmbytjen e nëntor 2025, nuk pranuan evakuimin.
Më herët, banorë në fshatin Hasturkas kanë deklaruar se kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre dhe se ata kishin tre ditë pa ngrënë.
“Të zotin e mallit, është edhe çobani. Kanë tre ditë pa ngrënë, pa pirë. Nuk e dimë ku ndodhen. As bateri nuk kanë, nuk lidhemi dot. Duam një rrugëzgjidhje të shkojmë t’i marrim”, thotë banori./vizionplus.tv


