U qëllua me thikë, ndërron jetë pas një jave në spital 22-vjeçari (Emri)

Aktualitet

U qëllua me thikë, ndërron jetë pas një jave në

Ndërron jetë në spital 22-vjeçari shqiptar, i cili më 13 maj u plagos me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, në Earl Marshal Road, Burngreave. Mediat vendase shkruajnë se viktima është Armend Xhika, ndërsa ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital një 20-vjeçar, i cili u përfshi në sherr.

Policia bën me dije se ka arrestuar në kuadër të kësaj ngjarje 5 persona. “Hetimi ynë po vazhdon me ritme të shpejta dhe të gjithë po punojmë për të vendosur një kronologji për vrasjen e rëndë, e të biem në gjurmët e autorëve. Mendimet tona janë me familjen e viktimës, në këto ditë të vështira”, u shpreh Ian Scott, një oficer policie.

ME TE LEXUARAT