Masakra e Shkodrës, shkon në katër numri i viktimave vdes edhe bashkëshorti i gruas kalimtare
Ka ndërruar jetë në spital dhe kalimtari tjetër i cili u plagos rastësisht në atentatin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë 3 persona, midis tyre dhe bashkëshortja e tij.
Policia bën me dije se ditën e sotme ka ndërruar jetë në spital edhe 67-vjeçari Bashkim Basha, i cili ishte duke u kthyer në shtëpi bashkë me të shoqen, kur motori i tyte u përplas nga makina Hamza Licit, pasi ishte qëlluar me armë.
Shkodër/Informacion shtesë.
Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.