U kap me lëndë narkotike në furgon në Itali, gjykata jep vendimin e prerë për shqiptarin
Lajmifundit
/
25 Maj 2024, 15:36
Aktualitet
Drejtësia italiane ka caktuar 6 vite burg për Gentian Subashin, një prej dy shqiptarëve të kapur me drogë një vit më parë gjatë një operacioni nga policia për të luftuar trafikun e drogës në Itali.
Ai akuzohet se së bashku me kushëririn e tij, ka transportuar me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 79 mijë doza.
Bashkë me Subashin u arrestua edhe kushëriri i tij, por procesi i gjykimit për të ka qenë ndryshe.