U kap me ar.më e tritol në mes të Athinës, kush është Armiol Rrasa! I arrestuar plot 12 herë më parë

Aktualitet

U kap me ar.më e tritol në mes të Athinës, kush

Plot 12 herë më parë rezulton i arrestuar në Greqi, 39-vjecari nga Divjaka Armiol Rrasa i njohur si “Ari”, i cili u arrestua të premten në Athinë, bashkë me partneren e tij, teksa i’u gjetën të fshehura në makinë 1 pistoletë dhe 2 kallëpe tritoli.

Precedentët e tij penalë kanë ngritur polemika në mediat greke, për faktin se si ka mundësi që ai është arrestuar e liruar disa herë në kohë rekord.

Grup hetimor dyshon se Rrasa mund të ketë lidhje me grupe kriminale gjobvënësish në Greqi, përgjegjëse për shpërthime në biznese të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arma dhe eksplozivi atij i’u gjetën të fshehura në një vend të improvizuar në mjet, teksa udhëtonte me 33-vjeçaren Daniel Luari me një fuoristradë “Wolsvagen” të blerë me leasing.

Referuar skedës penale të tij, ai rezulton i arrestuar 12 herë, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Precedentët e tij:

09.04.2003 – arrestuar për tentativë vjedhje dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.07.2005 – arrestuar për shkelje të ligjit mbi të huajt.

04.11.2007 – arrestuar dhe dëbuar.

10.11.2008 – arrestuar për drogë dhe dënuar me burgim të përjetshëm.

31.07.2015 – liruar nga psikiatria e të dënuarve në burgu e Koridhalos me urdhër dëbimi të përjetshëm nga Greqia.

23.02.2016 – arrestuar për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.07.2020 – arrestuar si i kërkuar me dënim për vjedhje.

17.01.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për falsifikim.

31.07.2021 – arrestuar si i kërkuar me dënim për shkelje të kufizimeve të qëndrimit.

25.11.2021 – arrestuar për mbajtje pa leje të armëve (i’u gjet një thikë e palosshme).

06.03.2024 – i’u ngrit akuzë për dhunë në familje.

04.06.2024 – i’u ngrit akuzë për përdhunimin e një të miture.

06.07.2024 – u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Armiol Rrasa rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri./top channel

ME TE LEXUARAT