U gjet pa ndjenja në qelinë e paraburgimit tek “313”, ndërron jetë në QSUT 50-vjeçari (EMRI)

Një i paraburgosur në ambientet e “Jordan Misja” në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Besnik Koçiu i datëlindjen 26.10.1974, është konstatuar pa ndenja në dhomën e paraburgimit nga stafi infermieror i institucionit. Koçiu është dërguar me urgjencë tek QSUT në 07:12 ku i është dhënë dhe ndihma mjekësore.
Paravrësisht përpjekjeve të mjekëve, Besnik Koçiu ka ndërruar jetë në orën 08:00. I paraburgosuri në momentin e izolimit ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.
Besnik Koçiu ishte nën hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armve” ndërsa qëndronte në paraburgim që prej 16 Korrik.


