U ekzekutua me breshëri, Kristian Marku babai i një foshnje! Misteri, pse po shkonte në Vlorë? Në atentat, tre persona, ja roli i tyre
Detaje te reja nga hetimet e vrasjes së 30-vjeçarit Kristian Marku alias Bardhi.Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se autorët kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar automatik mp5, pasi në vendngjarje janë sekuestruar fishekë kalibër 9mm.
Mjeti i autorëve rezulton të jetë i vjedhur pasi i është fshirë shasia, por ende policia nuk ka zbuluar se ku është vjedhur makina.
Sa i përket targave të automjetit të atentatorëve, dyshohet se iu janë vjedhur vetëm disa ditë para ngjarjes makinës private të një punonjësi policie në Vlorë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Hetimi është fokusuar në gjetjen e autorëve të vjedhjes së makinës dhe targave për të shkuar te zbulimi i ekzekutorëve të 30-vjeçarit.
Hetuesit kanë dyshime se autorët mund të kenë vepruar me dy makina, ku një mjet tjetër dyshohet se i ka pritur për ti larguar pas krimit.
Dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë në atentat, dy në makinën e përdorur në krim dhe një tjetër i priste në automjetin tjetër për t’u larguar.
Është ende e paqartë për hetuesit është arsyeja se pse i riu ishte nisur drejt Vlorës, pasi sipas hetimeve të deritanishme rezulton që viktima nuk ishte një person që vizitonte Vlorën dhe se nuk kishte të afërm atje.
Policia ka dyshime se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Policia është fokusuar edhe te sekuestrimi dhe këqyrja e kamerave të sigurisë të të gjithë itinerarit të rrugës që ka ndjekur i riu, pasi dyshohet që është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët.
Sa i përket të shkuarës së Kristian Markut (Bardhit) i riu rezulton që nuk ishte në kërkim nga policia dhe se për ngjarjen e marsit 2023 ndaj Saimir Reçit, 30-vjeçari ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata në shtator 2023 për këtë ngjarje dhe që prej asaj kohe ka qenë i lirë dhe pa precedent penal.
30-vjeçari bënte jetë normale dhe nuk ruhej dhe as nuk lëvizte me makinë të blinduar. Pas atentatit ndaj tij në mjetin e Kristian Markut policia nuk u gjeti sende të kundraligjshme dhe 30-vjeçari nuk kishte armë. I riu ishte edhe baba i një djali, i cili për një javë mbush 1 vjeç./panorama