Turistja gjermane humb jetën në kanionin e Langaricës, policia: E mori rrjedha

Aktualitet

Turistja gjermane humb jetën në kanionin  e Langaricës, policia:

Një turiste gjermane ka humbur jetën teksa eksploronte së bashku me bashkëshortin e saj kanionin e Langaricës në Përmet. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se 66-vjeçarja kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.
Policia konfirmon se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet e ujit duke bërë që lumi Langaricë të dalë nga shtrati natyral.

Trupi i pajetë i turistes është gjetur në vendin e quajtur ‘Mulliri i Bënjës’.
Ndërkohë rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë ne Langaricë. Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë.




Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT