Turistja franceze u aksidentua në bjeshkët e Tropojës, me helikopter në spital

Aktualitet

Turistja franceze u aksidentua në bjeshkët e Tropojës, me

Një turiste franceze është aksidentuar në zonën e Vranës, Lekbibaj (Tropojë) ndërsa është transportuar me helikopter drejt Tiranës per ti dhene ndihme mjekesore.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë njofton se i ëhstë kërkuar ndihma për një ndërhyrje emergjente, pasi raportohej se një turiste me shtetësi franceze e moshës rreth të 50-ve kishte pësuar aksident në Vranë, Lekbibaj (Tropojë).

“Menjëherë u bë organizimi i një skuadre në koordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore – QKUM u lokalizua turistja dhe ju dha ndihma e parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për shkak të dëmtimit të rëndë ishte e nevojshme kryerja e transportimit në mënyrë të menjëhershme me anë të helikopterit në drejtim të Tiranës”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë bën thirrje të udhëtoni në mënyrë të sigurtë duke përdorur të gjitha protokollet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme.

“Sugjerojmë që gjithmonë të shoqëroheni nga një udhërrëfyes turistik lokal”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT